Aktuale

Tensionet në protestë/ Shkon në 8 numri i të arrestuarve, 12 ende me statusin e të shoqëruarit (EMRAT)

Është rritur në 8 numri i personave të arrestuar pas tensioneve të regjistruara paraditen e sotme gjatë protestës para Kuvendit.

Sipas raportimeve katër nga të arrestuarit ndodhen në komisariatin nr. 4 në kryeqytet, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni. Ndërkohë, katër persona të tjerë po mbahen në komisariatin nr. 1.

Të ndaluarit në komisariatin nr. 4 janë identifikuar si Besard Kajmi, Aristotel Elezaj, Gentjan Progni dhe Durim Bami.

See also  Marjana Koçeku u largua nga PS, reagon për herë të parë RamaPo ashtu, 12 persona të tjerë ndodhen në komisariatin nr. 3 me statusin e personave të shoqëruar, në pritje të veprimeve të mëtejshme procedurale nga autoritetet.

Ngjarjet vijnë pas përshkallëzimit të protestës para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit dhe u raportuan edhe të lënduar nga të dyja palët.

See also  Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë në mes të rrugës, 6 viktima dhe 5 të plagosur, dyshimet e para (Video)

Të Ngjashme