38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit francez Miguel Mendez, i cili u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil.
Burimet thonë se pritet arrestimi edhe i personave të tjerë, përveç 29-vjeçarit Sokrat Vata, i dyshuar si autor i vrasjes.
Në kuadër të hetimeve pritet edhe ndalimi i dy shtetasve turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes, si edhe i personave të tjerë që mund të kenë dijeni apo rol në ngjarje.
NEWS “Pamjet treguan se AKSHI është …”/ Hoxha: Janë shumë foldera, vetëm 1 është hapur! Po të mos ishte kamera e Agasit…Ndërkohë, është ndaluar 24-vjeçari Moisid Matushaj, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata pas vrasjes së 20-vjeçarit francez.
Nga hetimet ka rezultuar se Matushaj punonte si bodyguard i policisë private, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin ku ndodhi ngjarja. Dyshohet se ai e ka ndihmuar Vatën të largohej nga vendi i ngjarjes.
NEWS Kush është “Leksi i Druve” që i shpëtoi 3 atentateve, përplasjet me ish-deputetin!Policia po heton gjithashtu rolin e një çifti turk, i cili drejtonte automjetin ku dyshohet se ishte fshehur autori i vrasjes. Sipas hetimeve, Sokrat Vata dyshohet se punonte gjithashtu si bodyguard i shtetasit turk.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe 36-vjeçari Bekim Bulica. Nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar në drejtim të Tiranës, me dyshimin se ka tentuar t’i shmanget hetimit.
NEWS Ekstradimi i Ervin Matës, Anila Hoxha zbulon detaje: Ja si do të veprojë SPAK
