Aktuale

Thellohet skandali, Veliaj mban peng rrogat e punonjësve të Bashkisë së Tiranës

Rrogat e punonjësve të Bashkisë së Tiranës janë bllokuar për shkak të kompetencave që Erion Veliaj i hoqi Anuela Ristanit si kryeatre e komanduar. Veliaj ka zgjedhur të mbajë peng Tiranën duke mbajtur vetë kompetencat. Erion Veliaj e di shumë mirë se që të marrin pagat punonjësit e Bashkisë duhet firma elektronike në thesar.

Nuk mjafton vetëm fizikja. Firmën fizike Erion Veliaj e ka hedhur, por tani thotë që unë duhet të dal. Ndoshta shpreson se do të dalë me justifikimin për të bërë firmën e tij elektronike.

Në fakt, mjaftonte që kjo kërkesë t’i bëhej gjykatës dhe gjykata pastaj të urdhëronte hetuesit, të shoqëronin një punonjës të administratës shtetërore, të administratës publike apo Ministrisë së Financave që Erion Veliaj t’i hidhte firmën e tij në një pajisje elektronike dhe kjo do të zgjidhte të gjithë situatën.

Por me sa duket strategjia është edhe më e thellë. Erion Veliaj kërkon të mbajë peng rrogat e Bashkisë Tiranë me justifikimin e firmës elektronike me qëllim që të mundësojë daljen e tij nga burgu.

Pra, e gjithë strategjia duket e qartë: të shtyjë seancat gjyqësore, të vonohet firma. U kthye Erioni në detyrë “O bobo, u pastrua Tirana se nuk ishte pastruar”. Duhet t’i bëjmë të gjitha që ta lirojmë se “shpirti” i Tiranës dhe 1 milion banorëve të saj qenka te zdromsi që ndodhet në burgun e Durrësit dhe shpirti i atyre familjarëve që duhet të marrin rrogën dhe ta çojnë tek fëmijët e tyre.

Por tani do ta kuptojnë edhe më mirë se kush është kryetari i vërtetë i tyre, i cili është lidhur pas karriges dhe mban peng kryeqytetin thjesht dhe vetëm për fatin e tij penal, pasi e di shumë mirë se çfarë përmban dosja e tij me 13 akuza të rënda penale./ CNA

Të Ngjashme