Lajme

Theret një 34-vjeçar në Tiranë

Një 34-vjeçar është therur në gjoks me thikë mbrëmjën e së hënës, në Tiranë.

Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa është në gjendje të rëndë, raporton Euronews Albania.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar autorin e dyshuar, si dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Të Ngjashme