Aktuale

Thyen rregullat, dy futbollistët e kombëtares shqiptare nuk i shpëtojnë gjobës nga policia në Tiranë (FOTO)

Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi, janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas informacioneve, efektivët kanë konstatuar se automjetet e drejtuara prej tyre kanë tejkaluar kufijtë e lejuar të shpejtësisë në zonat urbane të kryeqytetit. Përveç kësaj, ndaj tyre janë vendosur masa administrative edhe për shkak të zhurmave të konsideruara shqetësuese për qytetarët.Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë institucioneve qendrore shtetërore, ku kontrollet e policisë rrugore janë të vazhdueshme.

Autoritetet kanë theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë qytetarët, pavarësisht statusit apo profesionit të tyre, ndërsa shkeljet e konstatuara janë trajtuar sipas procedurave standarde.

Hysaj dhe Seferi ndodhen aktualisht në Tiranë në pritje të bashkimit me ekipin kombëtar, i cili po përgatitet për ndeshjet e ardhshme miqësore të muajit qershor. Kuqezinjtë pritet të zhvillojnë dy teste ndërkombëtare, përkatësisht ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Të Ngjashme