Aktuale

Tjetër aksident i rëndë, makina përplas një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku vetura ka goditur një fëmijë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim.

Të Ngjashme