Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur nga pas me një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit, një grua e moshuar ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
See also Vetëm 1 minutë për të realizuar grabitjen/ Çmontohet banda, sekuestrohen bizhuteri me vlerë 370 mijë euro (Video)Në momentet e para pas aksidentit, forcat e ushtrisë që ndodheshin në zonë kanë disiplinuar qarkullimin deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Policia po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
