Një tjetër incident është regjistruar në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Vlorë.
Një e re, e cila ka bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, është larguar me forcë nga punonjësit e sigurisë së eventit. Në një moment, ata kanë tentuar të mos e lejojnë të flasë, duke i vendosur dorën në gojë.
Më pas kanë ndërhyrë qytetarë të tjerë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje të resë. Nuk dihet nëse ajo është shoqëruar në polici.
Ndërkohë, më herët, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën e një qytetareje që mbështeste protestën kundër investimit në Zvërnec.
Sipas raportimeve, siguria nuk e ka lejuar qytetaren të vijojë thirrjet e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe disa prej të pranishmëve në festën e PS-së në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
Video Credits: Disidentët
