Lajme

Tmerr në një park të Prishtinës: Gruaja dyshohet se sulmoi fëmijët me sëpatë

Një rast i kanosjes dhe dëmtimit të pasurisë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka dëmtuar një park lojërash.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 18:30, në një park të fëmijëve në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarën. Gjatë intervenimit, nga e dyshuara është sekuestruar një sëpatë.

Me urdhër të prokurorit, pas inicimit të rastit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme