Lajme

Top 10-shja e LDK-së me e votuar deri tani për deputetë, befasojnë Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri tani ka numëruar 19,54% e votave për kandidatët për deputetë.

Top 10-shja e LDK-së, kryesohet nga Osmani e Abdixhiku, por brenda saj janë edhe dy figura të rëndësishme të kësaj partie, të cilët ndonëse u lanë jashtë 10-shes së parë të partisë, po korrin rezultate të mira, e ata janë Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, përcjell “Bota sot”.

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS (LDK):

  1. Vjosa Osmani Sadriu – 13,575 vota
  2. Lumir Abdixhiku – 12,285 vota
  3. Doarsa Kica Xhelili – 9,816 vota
  4. Hykmete Bajrami – 7,504 vota
  5. Avdullah Hoti – 6,823 vota
  6. Ukë Rugova – 5,790 vota
  7. Kujtim Shala – 5,611 vota
  8. Anton Quni – 4,534 vota
  9. Lutfi Haziri – 4,194 vota
  10. Armend Zemaj – 4,160 vota

Të Ngjashme