Një 34-vjeçare gjermane është arrestuar në Aeroportin e Mynihut. Ajo u arrestua nga autoritetet gjermane pasi, u kap me 500 kilogramë kokainë e cila vinte nga Kolumbia në Shqipëri, ndërsa lënda narkotike ishte e fshehur në qese plehrash.
Mediat gjermane shkruajnë se gruaja gjermane u dënua nga një gjykatë shqiptare me tetë vjet burg për trafik të organizuar droge.
Në fillim të këtij viti, 34-vjeçarja kërkoi të transferohej në Gjermani për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të saj.
Në shkurt të vitit 2026, Gjykata Rajonale e Bremenit vendosi për zbatimin e dënimit të huaj në Gjermani. Dënimi me burgim në Shqipëri u konvertua në një dënim të mbetur prej pesë vjetësh e dy muajsh. Koha e vuajtur tashmë në Shqipëri iu llogarit këtij dënimi të ri.
