Një komunitet në Michigan të SHBA-së është tronditur nga një tragjedi e rëndë familjare, ku një 47-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe gjashtë fëmijët e tyre, përpara se të vetëvritej.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë pranë liqenit në zonën Riverside Trail, Grand Haven Township. Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ottawa, autori i dyshuar është Kristopher “Kris” Karolkiewicz, i cili qëlloi për vdekje gruan e tij Amanda “Mandy” Karolkiewicz, 39 vjeç, dhe gjashtë fëmijët e tyre.
Autoritetet bënë me dije se trupat e tetë anëtarëve të familjes u gjetën brenda banesës, së bashku me kafshët shtëpiake. Hetimet mjeko-ligjore konfirmuan se të gjithë kishin humbur jetën nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.
NEWS Publikohen pamjet: Ja se si protestuesit kanë rrethuar kryeministrinë (Video)Sipas hetuesve, Kristopher Karolkiewicz dyshohet se ka ndezur qëllimisht disa zjarre brenda shtëpisë, në një përpjekje për të shkatërruar provat, përpara se të kthente armën ndaj vetes.
Ngjarja u zbulua pasi fqinjët raportuan erë tymi. Ekipet zjarrfikëse mbërritën fillimisht në banesë në orët e mëngjesit, por pasi nuk konstatuan flakë të dukshme u larguan përkohësisht. Më vonë, pas telefonatave të tjera për tym të dendur, zjarrfikësit u rikthyen dhe hynë me forcë në banesë, ku zbuluan tragjedinë.
NEWS “Sot e ardhmja është një tryezë ku jemi ulur bashkërisht”/ Samiti i Diasporës, Rama: Kemi kaluar nga Shqipëria që përpiqej të mbijetonte, në atë që përmirësohetAutoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivin e ngjarjes. Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me humbjen e fundit të punës së Kristopherit, i cili deri në korrik 2026 kishte mbajtur postin e zëvendëspresidentit kombëtar të shitjeve dhe marketingut në Shoqatën Amerikane të Zemrës.
Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë nga postimet e bashkëshortes së tij në Reddit, ku ajo kishte rrëfyer më herët për probleme në martesë, tradhti dhe vështirësi emocionale në marrëdhënien e çiftit.
Amanda, mësuese zëvendësuese dhe aktiviste për fëmijët me nevoja të veçanta, kishte shkruar se kishte qëndruar në martesë kryesisht për shkak të gjashtë fëmijëve të tyre.
NEWS Tjetërsimi i pronave, aksion në Kadastrën e Durrësit: 12 të arrestuar dhe nën hetim (zbardhen emrat)Familjarët e Amandës kanë kërkuar që autoritetet të zbulojnë arsyen e plotë të kësaj tragjedie. Kushërira e saj, Emily Stoye Jones, u shpreh se familja ka nevojë për përgjigje.
“Gjithkush dëshiron të dijë pse. Është e pakuptueshme dhe duhet ta dimë”, tha ajo.
Prindërit e Amandës, Steve dhe Becky Lawwill, e përshkruan vajzën e tyre si një person të dashur dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe nxënësve të saj.
Hetimi vijon, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pajisje elektronike, dokumente financiare dhe prova që lidhen me zjarrvënien e dyshuar.
