Tragjedia rrugore që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë i mori jetën fatalisht dy grave, motra.
Viktimat janë Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe, raporton noa.al.
Të ndjerat gjetën vdekjen të dhimbshme pasi u mbytën teksa makina ku udhëtonin ra në një kanal jashtë rruge.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Çukas të Lushnjës, raporton noa.al e cila konfirmoi lajmin nga policia e Shtetit.
NEWS Ç’po ndodh në Vuno/ Konomi: Vangjel Tavo po hap rrugën për tek 100 hektarët e Edi dhe Olsi Ramës (Video)Makina me të cilën udhëtonin dy motrat, ka humbur drejtimin dhe në rrethana të papritura ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal i cili ishte plot memjetin.
Makina drejtohej nga e ndjera Florije Xhepa, kurse motra e saj Mirela Hasko, ishte pasagjere në mjet.
Dy motrat janë bllokuar brenda ujit në kanal dhe nuk kanë mundur të dalin të gjalla që andej duke u mbytur.
NEWS Detajet nga atentati në Elbasan: Autori ishte veshur për Halloween, u ndalua nga 5 fëmijë që donin të luanin me tëNë vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor. Ata po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti fatal.
