Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku humbi jetën tragjikisht një shqiptar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Pistoia. teksa viktima është identifikuar si Maksim Sinani, 33 vjeç.
I riu humbi jetën pasi u përplas me një mjet, teksa lëvizte me motoçikletë. Shqiptari vdiq në spital gjatë natës nga plagët e rënda të marra në aksident.
NEWS Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjeraMotoçiklisti po ngiste motorin së bashku me një grup të vogël motoçiklistësh të tjerë që e ndiqnin kur u përplas ballë për ballë me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt.
Përplasja ishte shkatërruese, veçanërisht për motoçiklistin, gjendja e të cilit dukej serioze që në fillim.
Sinani, i hedhur afërsisht pesëdhjetë metra nga pika e përplasjes, pësoi trauma të rënda dhe lëndime të thella në njërën këmbë, ndërsa automjeti i tij u shkatërrua plotësisht në përplasjen ballë për ballë.
