Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë pasi u aksidentua në punë.
Mësohet se shqiptari u plagos rëndë më 27 prill, teksa po punonte me një betoniere në një kantier ndërtimi, në Castelfiorentino të Empolit. Shqiptari raportohet se u godit nga mikseri i betonierës dhe mori plagë të rënda.
Fatkeqësisht, tre ditë pas aksidentit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve dhe ka humbur jetën. Karabinierët po hetojnë, së bashku me stafin e parandalimit të aksidenteve të autoritetit shëndetësor lokal.
Emri i punëtorit dhe detajet nuk bëhen të ditura, teksa ngjarja është ende nën hetim aktiv.
