Lajme

​Tri partitë shqiptare bashkohen në një subjekt të vetëm politik – Forumi Shqiptar

Tri partitë politike shqiptare në Mal të Zi – Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar kanë formalizuar sot në Tuz bashkimin në një subjekt të vetëm politik me emrin Forumi Shqiptar.

Marrëveshja e bashkimit u nënshkrua nga lideri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, kryetari i Unionit Nacional Shqiptar Ferhat Dinosha dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve Ivan Ivanaj.

Në krye të subjektit të ri pritet të jetë Nik Gjeloshaj, i cili do të udhëheqë procesin e konsolidimit organizativ dhe politik deri në mbajtjen e Kongresit themelues, transmeton Malësia, përcjell KosovaPress.

Ferhat Dinosha deklaroi se dera mbetet e hapur edhe për partitë e tjera shqiptare që nuk iu bashkuan sot këtij procesi, duke i ftuar ato të bëhen pjesë e subjektit të ri politik.

Të Ngjashme