Aktuale

Tronditëse! E reja shqiptare qëllohet me çekiç në kokë nga vëllai i partnerit në Austri, humb jetën (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Grazit në Austri, ku një 24-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi është vrarë brenda banesës ku jetonte me partnerin e saj. Bëhet me dije se viktimë e kësaj ngjarje ka mbetur e reja nga Fieri, e cila, dyshohet se është goditur për vdekje me çekiç.

Sipas mediave të huaja, krimi i rëndë ndodhi pasditen e së enjtes, ndërsa ngjarja është zbuluar këtë të premte. Policia austriake ka shkuar në vendngjarje, ku ka gjetur të pajetë të rënë shqiptare.

Në pranga ka përfunduar një një 23-vjeçar, është vëllai i partnerit të 24-vjeçares Abigel Laçit. Dyshohet se ai është futur në banesën e saj, dhe më pas ka qëlluar me çekiç në kokë të rënë, duke i marrë jetën.

Gjatë shoqërimit në Komisariat, ai nuk ka folur gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen apo motivin e mundshëm

Ndërkohë, trupi i 24-vjeçares i është nënshtruar autopsisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ende motivet e këtij krimi të rëndë.

Të Ngjashme