Aktuale

Trump kërcënon Iranin: Nëse më vrisni, ja udhëzimi që kam lënë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka dhënë udhëzime të qarta për reagimin amerikan nëse Irani arrin të kryejë një komplot vrasjeje ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin për një kundërpërgjigje të ashpër.

Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka lënë urdhra konkrete për atë që duhet të ndodhë në rast të një sulmi ndaj tij.

“Kam qenë në listën e tyre për një kohë të gjatë. Kjo është ajo me të cilën po merremi. Kam lënë urdhra, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojmë ata në nivele që nuk i kanë parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.

See also  300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me bonuse strehimi administratënDeklaratat e presidentit amerikan vijnë pas raportimeve se Izraeli i ka dhënë Shteteve të Bashkuara informacione nga inteligjenca për një komplot të mundshëm iranian për vrasjen e Trump.

Sipas një raporti të publikuar nga Wall Street Journal, shërbimi izraelit i inteligjencës Mossad ka informuar autoritetet amerikane për kërcënime të reja ndaj presidentit amerikan.

Trump la të kuptohet se nuk bëhet fjalë domosdoshmërisht për një plan të ri nga ana e Iranit, por theksoi se kërcënimet ndaj tij kanë ekzistuar prej vitesh, veçanërisht pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani në një sulm amerikan në vitin 2020.

See also  Agjencia shtetërore: S’ japim dot informacion mbi aplikimin për projektin në Sazan, investitori kërkoi konfidencialitetPresidenti amerikan ka bërë deklarata të ngjashme edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Ankara, në kuadër të Samitit të NATO-s, ku tha se beson se është objektiv i kërcënimeve iraniane.

Të Ngjashme