Aktuale

Trump paralajmëron publikimin e dosjeve sekrete për UFO-t

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij do të publikojë sa më shumë informacione që disponon në arkivat qeveritare lidhur me Objektet Fluturuese të Paidentifikuara (UFO), duke premtuar transparencë më të madhe për një temë që prej vitesh ka ngjallur debat në SHBA dhe botë.

Sipas deklaratës së tij, materialet që lidhen me UFO-t dhe mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore do të bëhen publike “në të ardhmen e afërt”, në varësi të shqyrtimit të dokumenteve të klasifikuara.

Kujtojmë se në muajin shkurt, Trump kishte urdhëruar agjencitë federale që të nisnin procesin e deklasifikimit të dosjeve qeveritare mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara, duke argumentuar se çështja ka interes të madh publik.

Ai gjithashtu kishte kërkuar rishikimin e arkivave shtetërore pas deklaratave të mëparshme të ish-presidentit Barack Obama për ekzistencën e fenomeneve të pashpjegueshme, duke ringjallur debatin mbi transparencën e informacionit të klasifikuar në SHBA.

Të Ngjashme