Ndryshon informacioni mbi identitetin e turistit të huaj që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Ksamil. Në informacionin paraprak të shpërndarë pas ngjarjes, viktima u raportua si shtetas francez, por verifikimet e mëtejshme kanë konfirmuar se ai ishte shtetas portugez.
Sipas të dhënave të reja të policisë, viktima është L. V., i datëlindjes 27 shtator 2005. Identifikimi fillestar si shtetas francez, me inicialet M. M., ishte bërë bazuar në informacionet paraprake të disponueshme në momentet e para pas ngjarjes.
Sipas Policisë, identiteti i saktë u konfirmua pas gjetjes së dokumentit të identifikimit të viktimës.
Ndërkohë, hetimet vijojnë edhe për rolin e dy shtetasve turq, në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar.
Sipas policisë, dy shtetasit po e transportonin atë në drejtim të Tiranës. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:15 të kësaj të marte (18 gusht) në Ksamil, kur shtetasi portugez Lu gjet pa shenja jete në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në zonën turistike të Ksamilit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se i riu u goditu me thikë pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, 29-vjeçari Sokrat V. u largua nga vendi i krimit, por u arrestua disa orë më pas në Levan të Fierit./rtsh.al/
Pas vrasjes së francezit në Ksamil, autori i dyshuar kapet i fshehur në bagazh
