Aktuale

U arrestua me të kërkuarin Ergys Agasi në makinë, ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku sot para GJKKO-së

Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet sot me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj tij.

Seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00.

Kujtojmë se Shpataraku u arrestua nga policia teksa drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte i kërkuari nga drejtësia, Ergys Agasi.

Ish-zyrtari akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Të Ngjashme