Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U denoncua e zhdukur nga familja, gjendet në hotel në Tiranë vajza e mitur

efundit

Policia e Tiranës ka mudnur të gjejë 14-vjeçaren e cila u denoncua e zhdukur nga familjarët e saj në qytetin e Fierit.

E mitura është gjetur në ambientet e një hoteli në rrugën “Shemsi Haka”. Policia bën me dije se 14-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Më datë 24.06.2023, në një hotel në rrugën “Shemsi Haka”, është gjetur shtetasja e mitur 14-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim nga DVP Fier, për largim nga banesa”, njofton policia.