Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj në postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë.
Në deklaratën e saj, ajo thotë se e ka takuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj i ka kërkuar të fokusohet te ngritja e institucionit dhe jo te përkatësia politike.
Hysaj, e cila deklaron se është demokrate por jo më pjesë e Partisë Demokratike, u shpreh se zgjedhja e saj lidhet me angazhimin në sektorin e turizmit, ku thotë se ka punuar prej vitesh. Ajo ka kundërshtuar komentet dhe spekulimet pas emërimit, duke deklaruar se respekton ata që e urojnë për detyrën dhe se nuk do të ndikojë nga kritikat ndaj vendimit të saj.
NEWS Ergys Agasi tjetër telash me drejtësinë, Prokuroria e Tiranës kërkon që verën ta gjejë SPAK: Kush e zbrazi qilarin e vilës në Mullet?! Një shishe kushtonte 30.000 euro“Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.
Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.
Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.
NEWS Për çfarë e ka fjalën? Protestuesi: Pas 15 ditësh jemi gati të fillojmë me planin BUroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite. Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt. Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj”, shkruan Jola Hysaj./Top Channel
