Aktuale

U martua me të dënuarin me vdekje, 31-vjeçarja shqiptare “shpërthen” pas ekzekutimit të tij

Tiana Krasniqi, një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas, në lidhje me vrasjen e bashkëshortit të saj, James Broadnax., 37 vjeç, i cili u ekzekutua një ditë më parë pasi ishte dënuar me vdekje për vrasjen e dy producentëve muzikorë në 2008. Ai u shpall i vdekur të enjten në mbrëmje pasi mori një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Huntsville.

Prokurorët thonë se Broadnax dhe kushëriri i tij, Demarius Cummings, qëlluan për vdekje dhe grabitën Stephen Sëan dhe Matthew Butler në parkingun e studios së regjistrimit të Butler në Garland. Cummings u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht. Broadnax ishte sfidues në një deklaratë përfundimtare në të cilën ai kërkoi gjithashtu falje nga të afërmit e viktimave. Shtatë të afërm, përfshirë prindërit e secilës prej viktimave, ishin të pranishëm.

Ekzekutimi i tij u ndërpre nga britmat “Të dua” të gruas së tij Tiana Krasniqi. Daily Mail shkruan se përmes një postim në TikTok pas ekzekutimit të burrit të saj, Tiana, shkroi se burri i saj vuajti nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pësoi mavijosje në qafë.

“Ata vranë burrin tim. Burri im vuajti aq keq nga injeksioni vdekjeprurës saqë i doli gjak nga hunda dhe pati mavijosje në qafë. Familjet qeshën ndërsa shikonin. A është kjo drejtësi?”- shkruante ajo.

Vetëm disa ditë përpara se të ekzekutohej, Broadnax u martua me Tianën, një të diplomuar në shkollën e drejtësisë dhe nënë e një fëmije, në një ceremoni në Njësinë Allan B. Polunsky në Teksas.

Të Ngjashme