Aktuale

U mbajt në qeli edhe pse vuan nga epilepsia, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetarë si burgos dot në Surrel! Ik me dëshirë, ose

Niko Qarkaj, një nga personat e liruar sot pas arrestimit gjatë protestës së të enjtes, u shpreh se Edi Rama është një diktator.

Ai u shpreh se është gati të martirizohet për të mirën e protestës, pasi shtoi se kryeministri Edi Rama nuk burgos dot 12 mijë protestues.

“Jam Niko Qarkaj, vij nga Kukësi. Gjyshin ma kanë varë në litar në 1947, babanë e kanë shfrytëzuar në miniere, mua më pinë gjakun prej 36 vitesh. Djalin ma detyruan të hipë në gomone në moshën 15-vjeçare dhe të iku në Londër.

See also  VIDEO/ Mediat italiane i kushtojnë vëmendje protestës së diasporës shqiptare!I bëj një pyetje, zoti Rama nuk i themi dot, por ky që drejton këtë qeveri është një diktator që nuk e ka njohur e gjithë Europa. I them Edi Ramës, çfarë po kërkon nga populli shqiptar që të shporresh? Do gjak Edi Rama? Nëse ti do jetë njeriu, unë do jem i pari që do të jap jetën në këtë shesh…
Ku do t’i burgosësh 12 mijë vetë, në burgun e tij në Surrel? Nuk duhet të dorëzohemi , ndryshe çdo gjë ka marrë fund. Ik me dëshirë sepse populli ka edhe mënyrë ta tjerë për të të larguar”, tha ai.

See also  SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të njohur, ja arsyeja (Emri)

Të Ngjashme