“Dhuna dhe poshtërimi ishte kryefjala e kësaj marrje peng. Në çdo përballje me ushtarët, qëlloheshim poshtëroheshim, kemi qenë gjithë kohën me kokën poshtë, nëse ti bëjë pak rezistencë, koka përfundonte në tokë.
Siç mua më ndodhi një rast. Në momentin që nuk kishte sy të tjerë njerëzish, ushtarët bëheshin në grup dhe rrihnin aktivistët. Tre ushtarë duke dalë nga anija, më mbajtën në fund dhe më dhunuan në grup.
Në Turqi u nisëm dje nga dreka dhe pjesë tjetër të kohës kemi qenë në aeroportin e Turqisë, ku më priti konsulli shqiptar në Stamboll, bashkë me stafin e vet”, tha Goxhaj

