Vlora është vendosur nën masa të shtuara sigurie këtë të shtunë në mëngjes, në prag të protestës së paralajmëruar nga shoqëria civile kundër vendosjes së TEC-eve lundruese në zonën e Triportit.
Në terren janë dislokuar mbi 200 efektivë policie, përfshirë forca të rendit, Njësinë “Shqiponja”, Njësinë Delta dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga disa qytete të vendit.Sipas organizatorëve të protestës, qytetarët janë thirrur të marrin pjesë në tubim për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar pezullimin e tij, si dhe më shumë transparencë nga institucionet.Ata shprehen se janë kundër rrethimit të zonës dhe vendosjes së TEC-eve lundruese në Triport.
See also Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS, zbulohet agjendaSituata në zonë paraqitet e qetë, ndërsa pritet zhvillimi i protestës dhe mënyra se si autoritetet do të menaxhojnë tubimin dhe rendin publik gjatë ditës.
