Aktuale

U përplas për vdekje dy ditë më parë, viktima ishte lënë në mëshirë të fatit! Jetonte e pastrehë dhe i kishin marrë vajzën, njihuni me historinë e trishtë të Erjonës nga Vlora

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi dy ditë më parë në aksin Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Erjona Mato, një qytetare e njohur nga shumë banorë të Vlorës.

Erjona Mato, e cila po kalonte autostradën në momentin kur u përplas nga një automjet, rezulton se kishte disa vite që jetonte rrugëve të Vlorës, pasi ishte e pastrehë. Ajo jetonte në godina të braktisura dhe vitet e fundit kishte qëndruar në lulishten pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë.

Erjona Mato
Edhe pse kishte kërkuar ndihmë nga institucionet lokale, nuk janë marrë masa për ta ndihmuar. Ishte vetëm këshilltarja bashkiake Eda Begaj, e cila gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak kërkoi të gjendej një zgjidhje për gruan fatkeqe.

Ndërsa mediat lokale bëjnë me dije se Erjona, disa vite më parë, i kishte kërkuar ndihmë gazetarëve për të gjetur vajzën e saj, e cila i ishte marrë nga institucionet për shkak të pamundësisë së saj për t’u kujdesur.

Po ashtu, bëhet me dije se Erjona shpesh ndihmonte në pastrimin e lagjes dhe ishte një person i qetë.

Vdekja e saj ka tronditur qytetarët e Vlorës, të cilët kanë reaguar të prekur për humbjen e saj dhe kanë kërkuar llogari nga autoritetet që, sipas tyre, nuk kanë marrë masa për ta ndihmuar.

Të Ngjashme