Lajme

U propozua për president, deklarohet Sejdiu: Jam në shërbim të qytetarëve dhe shtetit

Bekim Sejdiu, emri konsensual i propozuar për kandidat për president të Kosovës, ka deklaruar se e ka pranuar propozimin.

“Kjo më bën mua të jem i nderuar. Është besim i madh dhe nder i madh. Unë e kam pranuar këtë propozim.

Duke qenë i vetëdijshëm edhe me barrën që e sjell pozita e presidentit, jam vënë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit tonë që të shërbej me devotshmëri.

Procesi i zgjedhjes së presidentit ka një aspekt politik dhe procedurë kushtetuese në Kuvend”, ka deklaruar Bekim Sejdiu.

Të Ngjashme