Lajme

Ulutash e Hoxha flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministri i Jashtëm e Shqipërisë, Ferit Hoxha në kuadër të vizitës në Kosovë është takuar me komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Özkan Ulutash.

Gjatë takimit, Komandanti dha një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve të tij kryesore në të ardhmen.

Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Shqipërisë në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO.

Hoxha gjatë vizitës në Kosovës është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe homologun e tij Glauk Konjufca.

Të Ngjashme