Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

UNICEF: Gaza më e keqe se një varrezë për fëmijët

Zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ka deklaruar se fëmijët në Gaza janë duke kaluar kushte ferri, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet.

“Në fillimin e kësaj lufte, UNICEF tha se Gaza ishte një varrezë për fëmijët dhe një ferr i gjallë për të gjithë të tjerët. Ajo vetëm sa është përkeqësuar pasi bombardimet dhe luftimet kanë vazhduar”, tha Elder, shkruan CNN.

Elder këto deklarime i bëri pasi qëndroi një javë Gaza teksa paralajmëroi edhe pasoja të rënda të mungesës së ushqimit, ujit dhe ilaçeve të fëmijëve.

“Fëmijët në Gaza tani janë në rrezik nga qielli, sëmundje në tokë dhe vdekje nga uria dhe etja”, tha Elder, duke shtuar se kurrë nuk e kishte parë atë nivel shkatërrimi dhe dëshpërimi askund tjetër.

“Shumica e krizave prekin fëmijët tmerrësisht sepse fëmijët janë më të cenuarit, por shumica kanë rreth 20% të viktimave të fëmijëve, ky [konflikti i Gazës] është dy herë më vdekjeprurëse për fëmijët sesa shumë konflikte që kemi parë në 15 ose 20 vitet e fundit”, tha ai.