Një mostër e sekuestruara nga Komisariati Nr.1 ka thelluar skandalin e ndodhur ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë. Një sasi uthulle me krimba ndër të tjera është marrë nga kuzhina ku gatuhej për studentët, e cila përdorej për sallatë.
Ndër të tjera mediat kanë mësuar se ky nuk është rasti i parë i helmimit të studentëve të asaj akademie.“Edhe një vit më parë ka patur helmime të stundetëve, rreth 20 studentë u helmuan por ngjarja u mbajt e fshehtë. Nuk u mor asnjë masë dhe kompania e kateringut ka vijuar shpërndante ushqim.
Gjysma e stundetëve konsumojnë ushqimin ushqimin brenda Akademisë ndërkohë që pjesa tjetër e porositin ushqimin jashtë.”- thonë mediat.
Policia e Tiranës ka reaguar për helmimin nga ushqimi të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
“Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore”, lexohet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, policia njofton se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit, ndërsa ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë që furnizonte me ushqim Akademinë e Siguris

