Dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues ka krijuar një situatë të re politike në vend.
Kjo ka sjellë shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Deputetja e VV-së Drita Pajaziti ka deklaruar se shpërbërja e Kuvendit ka përmbyllur këtë legjislaturë më herët se sa ishte parashikuar, megjithatë, sipas saj, kjo nuk e zbeh përgjegjësinë institucionale dhe politike ndaj shtetit dhe qytetarëve.
Ajo theksoi se angazhimi politik dhe institucional do të vazhdojë pa ndërprerje, pavarësisht zhvillimeve të fundit në jetën parlamentare, duke nënvizuar rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe përkushtimit ndaj interesit publik.
Postim i plotë:
Shpërbërja e Kuvendit e mbylli këtë legjislaturë më herët se sa duhej, por përgjegjësia jonë ndaj shtetit dhe qytetarëve nuk ndalet. VVazhdojmë me vendosmëri.
