Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Avni Berisha.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.
“Do ta kujtojmë përjetë si njeri me vlerat më të larta njerëzore”, tha Haradinaj.
Madje Haradinaj tha se Berishën e kishte edhe shok të shkollës.
“Avni Berishën nga Pozhari i Deçanit e njoha në bankat e shkollës dhe rrugëtuam bashkë në të gjitha etapat”, theksoi ai.
“Ngushëllime familjes, bashkëluftëtareve dhe miqve!”, thuhet në mesazhin e kreut të AAK-së.
