Është ndarë nga jeta Selvete Canolli, nëna e dëshmorit Basri Canollit- Shpendi.
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ndjera ishte një grua fisnike shqiptare, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo bashkë me bashkëshortin, bacën Halil, fëmijët e saj i brumosi me dashuri për atdheun dhe kombin, duke i dhënë Kosovës djalin dëshmor. Shtëpia e familjes atdhetare Canolli nga Mareci ishte shndërruar në çerdhe të shumë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare nga Gollaku, Karadaku e nga të gjitha anët, ku të gjithë anëtarët e familjes ishin të rreshtuar në luftën për liri”, ka shkruar ai, duke i shprehur ngushëllime familjes.
