Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për aksidentin me fatalitet në Pejë

Është vetëdorëzuar në polici i dyshuari për shkaktimin e aksidentit me fatalitet në Pejë.

Pas intervistimit nga hetuesit e aksidenteve, me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datë 27. 11. 2023 rreth orës 15:30 i dyshuari i aksidentit të shkaktuar me fatalitet me datës 26. 11. 2023 në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, së bashku me avokatin mbrojtës është vetëdorëzuar në njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, njofton policia.