Lajme

Vetëm një amendament i PDK-së kalon për Projektligjin për Byronë

Partia Demokratike e Kosovës sot ka propozuar 24 amendamente për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, por vetëm një ka marrë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se amendamentet janë hartuar me qëllim të përmirësimit të projektligjit, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me kërkesat e Gjykatës Kushtetuese dhe të garantojë siguri juridike për personat që mund të jenë subjekt i hetimit nga kjo Byro.

Gruda: Amendamentet do ta bënin ligjin kushtetues dhe të dobishëm

“Amendamentet tregojnë vullnetin e PDK-së për ta përmirësuar këtë ligj dhe për ta votuar ashtu siç ka kërkuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si dhe për të garantuar sigurinë juridike të të gjithë atyre që mund të jenë subjekt hetimi të kësaj Byroje. Këto amendamente do ta bënin ligjin kushtetues dhe të dobishëm për qëllimin për të cilin është hartuar”, ka deklaruar Gruda.

Të Ngjashme