Aktuale

VIDEO/ Katër persona dh*nuan gazetarin në Shkodër, reagon policia

Policia e Shkodrës ka reaguar për denoncimin e gazetarit Ervin Dushi, i cili ka denoncuar se është goditur me grushte nga disa shtetas, në lagjen “Skënderbeg”, përpara supermarketit “Xhedis”.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë bërë identifikimin e njërit prej personave, shtetasit Prel Gjoni, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë.Në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi E. D., gazetar, i cili ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa shtetas, në lagjen “Skënderbeg”, përpara supermarketit “Xhedis”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë bërë identifikimin e njërit prej personave, shtetasit P. Gj., ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt dhe shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Shkodër.”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme