Aktuale

VIDEO/ Kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë aksidentit tragjik në Itali! Dy miqtë e tij u plagosën, e dëmtuar edhe shoferja e mjetit tjetër

Një 19-vjeçar shqiptar me banim në Monopoli të Barit humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00, pranë Piazza Milite Ignoto.

Viktima është identifikuar si Klevis Kalliu, i cili ishte ulur në sediljen e pasme të një ‘Mercedesi’, që për arsye ende të paqarta, u përplas me një ‘Toyota Auris’, e drejtuar nga një grua.

Pas përplasjes së dhunshme, drejtuesi i makinës së parë humbi kontrollin, duke goditur edhe disa automjete të parkuara. Toyota, e drejtuar nga një grua e re, gjithashtu e huaj, por banore e vjetër e Monopolit, përfundoi gjithashtu udhëtimin e saj, duke u përplasur me një furgon Citroen të parkuar ligjërisht.

Pasoja ishte një i vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre dy miqtë e shqiptarit dhe shoferja tjetër. Shqiptari ishte pasagjer në mjetin “Mercedes”.Operacionet e shpëtimit filluan menjëherë, me dy ambulanca nga shërbimet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje, së bashku me zjarrfikësit nga detashmenti Monopoli për të siguruar automjetet, një patrullë nga Guardia di Finanza dhe disa patrulla karabinierësh nga njësia operative dhe radiomobile e Monopoli, informon media italiane.

Paramedikët në vendngjarje kryen CPR-në ndaj 19-vjeçarit, i cili u transportua më pas në Spitalin San Giacomo, ku zemra e tij pushoi së rrahuri pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar. Hetimet për ngjarjen janë ende aktive, për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

Të Ngjashme