Aktuale

Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e “mall”

Një video-skandal brenda një burgu të sigurisë së lartë është publikuar së fundmi ku dëshmohet edhe një herë dështimi i sigurisë dhe disiplinës në burgjet e Shqipërisë së Rilindur.

Siç shihet në videon e publikuar në podkastin “MaShqip” nga gazetari Flamur Vezaj, personazhe të botës së krimit si Lul Berisha, Fehmi Mziu, Islam Kasa alias Mitralozi, Astril Avdylaj, dhe të “besuarit” e Kel Arapit, etj, po festojnë në qeli me telefon, alkool e lëndë narkotike.

Video e publikuar është një tronditje e madhe për sigurinë në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Institucionet e kategorisë së sigurisë së lartë janë vende ku personat me rrezikshmëri të lartë mund të mbahen nën kontroll më të shtuar, por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Kriminelët bëjnë ligjin, caktojnë drejtorët “të bekuar” edhe nga qeveria Rama, kthejnë qelinë në një kafaz të artë ku policia vihet në shërbim të “sheikëve” të dënuar për krime nga më të ndryshmet.

Të burgosurit shihet qartë se nuk e kanë aspak të vështirë që nga qelia luksoze e burgut të porosisin krime të tjera me “bekimin” e zyrtarëve të lartë të Rilindjes që i ka vendosur në krye.

Për këtë rast duhet të ketë një hetim të thellë pasi ky skandal nuk mund të kalohet vetëm me pezullim e policëve, siç ka ndodhur më parë edhe në rastin e killerit Nuredin Dumani i cili e kishte kthyer qelinë në një ‘dhomë hoteli luksoz’.

Për çfarë akuzohen të dënuarit që jetojnë si ‘sheikë’ në qeli

Akuzat që rëndojnë ndaj Lulzim Berishës janë ajo e vrasjes së Klodian Saliut, por edhe vrasja e mbetur në tentativë e një shtetasi tjetër që po udhëtonte në të njëjtën makinë me viktimën si dhe kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal. Emri i 55-vjeçarit u rrëfye nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, i cili ekspozoi edhe emrat e Viktor Ymerit dhe Emiliano Shullazit.

Islam Kasa alias Mitralozi, 53 vjeç, është arrestuar pasi Gjykata e Apelit në Bolonja, Itali, me vendimin e datës 18.06.2019, e ka dënuar me 23 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Trafikim i drogave”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Administratori i klubi të futbollit “Korabi” në Dibër, Fehmi Meziu (Mëziu) u arrestua pasi Gjykata e Apelit në Napoli e dënoi me 13 vjet burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale”.

Astrit Avdylaj, me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Të Ngjashme