Aktuale

VIDEO/ Vr*sja e Miklovan Dakajt në Spanjë, momenti i arrestimit të 3 autorëve

Publikohen videot e arrestimit të tre personave të akuzuar si autorë të vrasjes së shqiptarit Miklovan Dakaj, në Spanjë.

Sipas medieve spanjolle, trupi i tij ishte futur në një thes me blloqe çementi dhe ishte hedhur në një rezervuar ndërsa familjes i ishte bërë presion që të mos e kërkonte.

Miklovan u zhduk më 12 maj 2025.

Më 14 tetor 2025 trupi i të cilit u gjet tre muaj më pas brenda një thesi në rezervuarin Casasola, në komunën Almogía të Malagas dhe që po dekompozohej.Të arrestuarit janë dy shqiptarë 36 dhe 45 vjeç dhe një 59-vjeçare spanjolle që i ka ndihmuar autorët për të larë hesapet e tyre të drogës.

Viktima ishte lidhur dhe brenda në thes kishte copa betoni që të fundosej e të mos gjendej. Pamjet filmike dhe analizat e ADN identifikuan të riun.

Autorët sipas dinamikës ka arritur në përfundimin se vdekja “ishte e motivuar nga një larje hesapesh”, në kuadër të një rasti ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Për ta futur në kurth ata e kanë joshur shqiptarin 31-vjeçar me marrëveshje biznesi për transaksion dhe drogë. Ata e mashtruan dhe pas takimit në Malaga e ekzekutuan dhe hodhën në ujë për të fshehur gjurmët.

1jmh63d9k6524864be5

Të Ngjashme