Është regjistruar denoncimi i parë në Policinë e Tiranës për videot intime me kompozitorin Adrian Hila dhe personazhet e njohura.
Paraprakisht burime për Top News bëjnë me dije se efektivët e Tiranës kanë marrë denoncimin e parë nga një qytetar emri i të cilit nuk është zbuluar ende.
Nuk dihet akoma nëse denoncimi është bërë nga personazhet e përfshira në video apo të afërm të tyre.
Ajo që dihet është se shpërndarja masive e pamjeve të tilla u ka cënuar dinjitetin dhe privatësinë personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe që në ditën e parë të qarkullimit të videove të tilla ata kanë pasur të drejtë denoncimi.
Megjithatë, pritet që në vijim të kemi detaje të reja në lidhje me denoncimin e bërë. Sakaq, kujtojmë se prej dy ditësh Policia e Tiranës ka nisur nga puna për identifikimin e personave që kanë shpërndarë masivisht pamjet, duke shkelur të drejtat e personazheve të përfshirë në rrjet.
Nga ana tjetër, në dëshminë e dhënë para hetuesve, kompozitori Adi Hila ka pohuar se ka qenë në dijeni të kamerës, por ka kundërshtuar që ai të ketë gisht në shpërndarjen e videove të tilla.
