Lajme

Vijon në ditën e 123-të protesta në Tiranë

Protesta qytetare kundër investimit të planifikuar në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e 123-të, ndërsa qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë.

Aktivistët e shoqërisë civile bënë thirrje për vijimin e mobilizimit qytetar deri në plotësimin e kërkesave të tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe largimin e të ashtuquajturës “kastë e vjetër politike”.

Protestuesit vijojnë po ashtu me kundërshtimin e projektit turistik në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave për zonat e mbrojtura dhe ligjin për investimet strategjike.

E nisur më 31 maj në kundërshtim të investimit në Zvërnec, protesta qytetare përgjatë këtyre muajve ka zgjeruar spektrin e kërkesave duke nisur nga anulimi i ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura, tek anulimi i “Paketës së Maleve”.

Të Ngjashme