Lajme

“Vjosa po sulmon me vetëdije” – Avni Zogiani ngre dyshime të forta

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmani për refuzimin e projektit të gazit nga MCC, duke thënë se projekti ishte zëvendësuar me bateri energjetike në përputhje me orientimin e administratës amerikane të asaj kohe.

Në një postim publik, Zogiani tha se Osmani është e vetëdijshme që akuzat ndaj Albin Kurti dhe Vetëvendosjes për “anti-amerikanizëm” nuk sjellin përfitim elektoral, por megjithatë vazhdon me këto sulme. Ai ngriti dyshime se mund të ketë “obligime” apo mbështetje të lidhur me atë që e quajti “luftë hibride” kundër vullnetit të shumicës së votuesve.

Postimi i Avni Zogianit:

Vjosa paska thënë në nje tubim që refuzimi i gazit nga MCC po i shkokka në favor “armiqëve të Kosovës”. Nejse kushdo që ka dashur ta kuptojë e di se pas negociatave gazi është zëvendësuar me bateri, sepse energjia e ripërtritshme ishte orientim edhe i administratës amerikane të asaj kohe.

Mirëpo një gjë është e çuditshme… Vjosa e di që kushdo që ka bërë parolla “Albini, Serbia, anti-amerikanizmi, etj” ka shkuar drejt pragut në zgjedhje.

Vjosa e di se nuk fiton vota me sulme të tilla, e megjithatë i bën. Pse? Ndoshta ky është obligimi që ia ka dhënë dikush?! Mbase përkrahjen financiare e kanë të lidhur me këtë luftën hibride që po bëhet për t’mos e lejuar zbatimin e vullnetit të shumicës së votuesëve?!

Të Ngjashme