Lajme

Vlora Hyseni kërkon heqjen e arrestit shtëpiak, ankimon vendimin në Apelin e Posaçëm

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Sipas Top Channel, ankimi është dorëzuar të martën nga avokati i saj.

Mbrojtja kërkon heqjen e menjëhershme të masës, me pretendimin se nuk plotësohen kushtet ligjore për zbatimin e saj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë caktoi më 21 shtator masat “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” ndaj Hysenit, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Më 24 shtator, gjykata e la në fuqi arrestin shtëpiak për drejtoreshën kosovare të SHISH..

SPAK po e heton Hysenin nën dyshimet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”. Hetimi është në zhvillim dhe ndaj saj nuk ka vendim për fajësi.

Hyseni kishte drejtuar më parë Shërbimin Informativ të Shtetit në Shqipëri. Para emërimit në këtë post në vitin 2023, ajo kishte shërbyer si këshilltare e kryeministrit Edi Rama e më herët edhe si zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Nga kjo pozitë edhe larguar më 2021, me një vendim të përbashkët të presidentes së atëhershme të Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Të Ngjashme