Lajme

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Vizita e saj në Prishtinë zhvillohet më 1 tetor 2026, ndërsa në agjendë janë takimet me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Sipas agjendës së publikuar për sot, von der Leyen do të pritet nga Haxhiu në orën 12:30, në Presidencën e Kosovës. Më pas, në orën 13:00, ajo do të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita është pjesë e turneut vjetor të presidentes së Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Komisionit Evropian, fokusi i vizitës është rruga drejt Bashkimit Evropian, integrimi gradual dhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro.

Von der Leyen e nisi turneun të mërkurën në Tiranë, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas Kosovës, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa më 2 tetor do të qëndrojë në Shkup.

Takimet në Prishtinë zhvillohen në një periudhë të rëndësishme për raportet Kosovë-BE, ndërsa vizita pritet të sjellë në fokus çështjet e integrimit evropian dhe reformat që lidhen me këtë proces.

Të Ngjashme