Aktuale

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë/ “Jemi të frikësuar”, flasin banorët e zonës: Dëgjuam një zhurmë të madhe, dolëm jashtë dhe …

Banorët e lagjes nr. 14 në Korçë kanë rrëfyer momentet e para pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, i cili u qëllua me armë zjarri pasditen e sotme.

Sipas dëshmive të tyre, as viktima dhe as autori i dyshuar nuk janë banorë të zonës. Ata thonë se nuk i kanë njohur më parë dy personat e përfshirë në ngjarje.

NEWS  Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei bën deklaratën e fortë kundër SHBA-së“Dëgjuam një zhurmë të madhe, por nuk e dinim çfarë ishte. Dolëm jashtë dhe më pas morëm vesh se çfarë kishte ndodhur”, tregojnë banorët.

Ata e përshkruajnë lagjen si një zonë të qetë dhe shprehen të tronditur nga ngjarja, duke theksuar se incidente të tilla nuk kanë ndodhur më parë në këtë pjesë të qytetit.

NEWS  Rama: Ose është çmendur dhe korruptuar Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisën protestën“Është një lagje e qetë, nuk ka ndodhur më parë kjo gjë. Jemi të frikësuar, normalisht”, shprehen disa prej tyre.

Ndërkohë, Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendngjarja pas krimit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

Të Ngjashme