Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:15, ku një 20 vjeçar francez u gjet i vdekur në shezlongët e “beach barit” ‘Principotes’ në zonën bregdetare të Ksamilit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se turisti Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë.
NEWS Ja kush u eliminua mbrëmë nga BBVASipas të dhënave paraprake, shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një femër.
Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta ku dhe 29-vjeçari dyshohet se e ka goditur me thikë.
Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
NEWS Mashtroi një vajzë të re duke i marrë mbi 5 mln lekë, më pas në emër të saj mori edhe kredi, arrestohet 41-vjeçariAutori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge me pesë vite burg. Ndërkohë rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar.
