Aktuale

Vrau “Benzeman”, mafiozin e madh të Irakut, Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me SHQIPTARIN

azetari Artan Hoxha, ka treguar detaje në lidhje me Xhuljano Prengën, të riu me origjinë shqiptare që vrau një ndër mafiozët më të mëdhenj të Irakut, Mustafa Alxhiburi, i njohur me nofktën “Benzema”.

Hoxha tha se vendimi i shkallës së parë që e dënonte shqiptarin me vdekje, është ndryshuar në apel në burgim të përjetshëm, por tashmë do të pritet vendimi i Gjykatë së Lartë.

Hoxha tha se familjarët e Xhuljano Prengës kanë tentuar që ai të ekstradohet drejt Suedisë dhe ta vuajë atje dënimin, por kjo kërkesë nuk është aprovuar, pasi Suedia dhe Iraku nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

“Në fakt tërhoqi vëmendjen ngjarja. Ky djali 19 vjeç, ka ikur 8 vjeç nga Shqipëria, ka patur pashaportë suedeze. Përfshihet në luftën e madhe që po ndodh në skandinavi, e ka nxjerrë Suedinë nga binarët.

Ky personi, Alxhiburi, apo Benzema siç quhet, ishte nga tre drejtuesit, mbret në tik tok, rrjete sociale, ishte vënë cmim 1 mln euro për ta vrarë. Shqiptarin e kanë përpunuar dhe është nisur nga Stockholm. Ai i ka vajtur me motor të xhami dhe ka hedhur 14 predha. Gjithçka e filmuar. Prengën donin ta eleminonin, por shpëtoi dhe e kapi policia. Familja e tij u mor në mbrojtje në Suedi.

Ekzistonte frika që si shtetas suedez, të merrte dënim me vdekje, pasi Alxhiburi është ndër personazhet më të rëndësishme, vrasja e tij ishte shumë e bujshme. Kishte përdorur të gjithë mënyrat për tu kamufluar. Autoritetet, u dënua me vdekje. Por në apel, në Bagdad, e ka ndryshuar dënimin, në burgim të përjetshëm. Ai është në këtë fazë. Ka kontaktet e pamundura me familjarët. Nëna dhe vëllezërit nuk e takojnë dot. Sheti suedez nuk ka marrëdhënie me Irakun. Familja ka tentuar që dënimin ta kryejë në Suedi.

Frika ka qenë që mund ta dëmtonin ne burg, por është mbajtur në sektor me shtetas të huaj të vendeve të BE, mbahen në sektor më vete. Pritet vendimi i Gjykatës së Lartë, nëse do të shpëtojë nga ekzekutimi.

Përpjekja për të bërë të mundur zhvendosjen drejt Suedisë ka gjetur refuzimin e autoriteteve irakene.

Është i rrezikuar për tu eleminuar brenda burgjeve, por e mbajnë të izoluar”, tha Hoxha.

Të Ngjashme