Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Vrau gruan me shkop, 82-vjeçari pëson infrakt

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në një familje në Gjirokastër, ka tronditur opinionin publik. Leonidha Peçi, 82 vjeç ka goditur për vdekje me shkop, bashkëshorten e tij 80-vjeçare Afroviti Peçi.

Gazetarja Dorina Muhaj raporton për Klan News se sipas burimeve, çifti i moshuar kishin prej 2 vitesh debate me njëri-tjetrin teksa shton se më herët, bashkëshortja e kishte denoncuar në polici për dhunë.

Sipas raportimeve, 82-vjeçari është ndjerë keq në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës dhe ka pësuar infarkt. I moshuari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Dorina Muhaj: Prej 2 vitesh, 82-vjeçari kishte shfaqur dhunë kundrejt bashkëshortes së tij. Sipas banorëve, kjo thuhet se ka ardhur si pasojë e humbjes së jetës së njërës prej vajzave të çiftit të të moshuarve. Çifti ka pasur këto debate të shpeshta prej 2 vitesh.

Derisa ditën e djeshme, 82-vjeçari kishte ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj bashkëshortes duke e goditur disa herë me shkop. Është bërë dhe denoncimi në polici dhe më pas, ai është proceduar në gjendje të lirë për dhunë në familje.

Pavarësisht denoncimit për dhunë, çifti jetonte bashkë në një banesë dhe herë pas here, dhuna shtohej vazhdimisht. Ndërkohë, 82-vjeçari është shoqëruar mëngjesin e djeshëm në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës, por disa orë më pas ai është ndjerë keq, ka kërkuar të dërgohet në dërguar në spital.

Më pas, është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe më pas është dërguar në kryeqytet, në Tiranë, për të parë se si do të jetë gjendja e tij shëndetësore sepse ai ka pësuar infarkt.